A e xhelozojnë njëra-tjetrën apo e përkrahin?
Estrada jonë është mbushur me motra. Si duket, suksesi të cilin po e shijojnë motrat e mëdha, i kanë bërë “ziliqare” të voglat, që edhe ato të fillojnë të shfaqin talentin e tyre me këngë.
Efekti ka filluar të shihet menjëherë te disa prej tyre, të cilat kanë ofruar shumë hite dhe janë bërë të kërkuara e të pëlqyera, sa motrat e mëdha ndoshta edhe të xhelozojnë për sukseset e motrave të veta, por edhe konkurrencën që e bëjnë në skenën artistike.
Sot janë të njohura këngëtaret motra, si: Adelina e Zanfina Ismaili, Motrat Mustafa, Shkurte e Naxhije Fejza, Nora e Era Istrefi etj.
Ndoshta, motrat e mëdha, të afirmuara e të njohura, nuk i kanë rënë pishman për cytjen dhe ndihmën që ua kanë dhënë motrave të vogla, që ato sot, disa prej tyre, të jenë edhe më të suksesshme se “abat” e veta.
Mirë, a?