Adelina Thaçi befasoi me këtë deklaratë – në vend të muzikës, për pak të zgjidhte këtë profesion

Njëri ndër zërat më të bukur
shqiptarë, e po ashtu një kuadër i rëndësishëm në fushën e shkollimit muzikor në
vend.

Adelina Thaçi për pak do bëhej një
farmaciste, e ne s’do e kishim një zë aq të bukur në skenën muzikore shqiptare.

Këngëtarja ka rrëfyer për Prive, se
kur kishte përfunduar shkollën fillore, ishte drejtuar t’i ndjekur mësimet e
shkollës së mesme në degën e farmacisë.

Por për fatin e saj të mirë, diçka
e pazakontë ndodhi në këtë mes dhe ajo filloi të ndiqte mësimet në shkollën e
mesme të muzikës.

“Të gjithë mendojnë se menjëherë
kam zgjedhur studimet për muzikë por jo. Unë fillimisht pata shkuar për farmaci
dhe ishte shumë e vështirë të futeshe në këto drejtime mjekësore nëse s’kishe
dikë të njohur në këtë pjesë të universitetit, ndërsa më pas humbi testi im dhe
u bë një lëmsh. Më pas babait ia dha dikush idenë që unë të shkoja në shkollën
e mesme të muzikës, dhe tani kur e mendoj s’do e ndërroja kurrë”.

Rrëfimin e plotë e gjeni në intervistën më poshtë: