Aktori i njohur i propozon martesë ish gruas së tij
![](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2018/12/aktori-i-njohur-i-propozon-martese-ish-gruas-se-tij_5c23931fd62e6.png)
Mund të duket e çuditshme, por aktori i njohur i ka propozuar martesë ish bashkëshortes.
Bëhet fjalë për aktorin amerikan Terrence Howard i cili po ri-martohet me gruan Mira Pak, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
49 vjeçari i ka propozuar sërish martesë ish gruas së tij, gjatë një darke familjare në Beverly Hills të Kalifornisë.
E nuk ka pasur se si të mungojë unaza e cila sipas TMZ ka kushtuar miliona dollarë.
“Më janë dashur 45 vjet që të të të gjeja dhe tani që jam në të 50-tat, dua ta kaloj jetën time krah teje”, ka thënë Terrence gjatë fjalimit të propozimit.
![](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2018/12/aktori-i-njohur-i-propozon-martese-ish-gruas-se-tij_5c23932af17c4.jpeg)