Aktorja e njohur thotë se nuk është e gatshme që të bëhet nënë

Neslihan ka folur së fundmi rreth jetës së saj private dhe planeve për të ardhmen.

Ndryshe nga çka prisnin të dëgjonin fansat, Neslihan duket se nuk e ka aspak në plan momentalisht të krijojë familje.

Aktorja ka thënë se ky nuk është momenti i duhur për të, që të bëhet nënë. “Nuk ka të bëjë me zgjedhjen midis familjes apo karrierës. Unë nuk i ndaj këto dy gjëra nga njëra-tjetra. Të dyja janë shumë të rëndësishme për mua, por secila do kohën e vet. Kur të jetë momenti i duhur, atëherë do të vijë edhe bebi. Por momentalisht, nuk mendoj se është periudha e përshtatshme për të bërë këtë ndryshim në jetë,” ka thënë ajo.

albshowbizzz.com