Alban Ramosaj sjell “Ëndrrat e mia”, pjesën e tretë të triologjisë “Hiraeth”
Këngëtari Alban Ramosaj ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Ëndrrat e mia” mban titullin kënga e tij e re, e cila njëherësh shënon fundin e triologjisë “Hiraeth”, projekt të cilin këngëtari e nisi këtë vit.
“”Hiraeth” do të thotë “Një mall për një shtëpi që mbase nuk ka ekzistuar kurrë, një nostalgji për të shkuarën”. Në parim, shkruaj këngë me dëshirën për të shfryer emocionet dhe fjalët që i kam të akumuluara”, kishte treguar Albani në një intervistë për Telegrafin.
“A thu pse” dhe “Ike” janë dy pjesët e para të kësaj triologjie, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku.
Ndërkohë “Ëndrrat e mia” është pjesa e tretë – këngë e cila është punuar nga vet Albani në muzikë dhe tekst.
Kënga është vizualizuar edhe me klip – regjisor i të cilit është Artemis Hajdini në bashkëpunim me vet protagonistin.
Albani ka qenë mjaft aktiv gjatë këtij viti me projekte muzikore, ndërkohë që veçohet për stilin e tij të veçantë në të kënduar. /Telegrafi/