Alessandra Ambrosio po e shijon çdo moment me të dashurin e ri, Oddo
Alessandra Ambrosio po vazhdon të pushojë për festat e fundvitit në plazhet fantastike me të dashurin e ri.
Ish-ylli i Victoria’s Secret u pensionua vitin e kaluar dhe tani po shfrytëzon gjithë kohën e botës për veten dhe për ata që i pëlqen.
Ajo udhëton shumë me fëmijët pasi u nda me Jamie Macura në mars të këtij viti, me të cilin ka mbetur në marrëdhënie të mira shkaku i fëmijëve.
Alessandra dhe Jamie nuk ishin martuar kurrë, pavarësisht faktit se ishin në lidhje përgjatë dhjetë vjetëve të fundit.
Modelja braziliane u pa në krah të kreatorit të modës dhe modelit italian, Nicolo Oddi, me të cilin ka filluar një romancë.
Megjithëse nuk kanë publikuar foto të përbashkëta në rrjetet sociale deri më tani, mediat kanë raportuar se dyshja ndihet e lumtur në krah të njëri-tjetrit.
Ndryshe, 37-vjeçarja është duke punuar në projekte individuale që i takojnë botës së modës. /Telegrafi/