Asnjë fotografi me Ajkën në rrjete sociale, Xhensila Myrtazaj rrëfen pse s’e ekspozon të bijën

Në muajin korrik të këtij
viti, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku u
bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë një vajzë që çifti
vendosi t’ia vërë emrin e veçantë, Ajka.

Mirëpo që nga lindja e vajzës, dyshja kanë qenë tepër diskretë dhe të kujdesshëm duke mos publikuar as edhe një imazh të saj.

View this post on Instagram

?

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Madje edhe në njoftimin që dhanë në rrjete sociale se janë bërë prindër, ata zgjodhën të publikojnë një imazh të këmbëve të vockla të saj, kurse Bes Kallaku i fshehu fytyrën kur e publikoi një fotografi me të bijën në ditën e Krishtlindjeve.

View this post on Instagram

Kur morem vesh qe do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin per kete bekim. Mire se erdhe Ajka e jetes tone. Te mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke jan mbledhur grusht tek gusha jote. Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime. Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij. Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone. Faleminderit gjithkujt qe u be pjese e ketij bekimi tonin. Spitalit Amerikan 2, #spitaliamerikan2 stafit korrekt dhe te perkushtuar ne maksimum. Doc. Genc Kabili qe pervec profesionalizmit, na e beri pritjen tone me te qete dhe me te embel. Flm Dr. Genci. Gjithashtu ruajtjen e qelizave staminale nga @Biosavetirana per te siguruar te ardhmen e shendetit te familjes . Ne te tre ju falenderojme. Perqafime. Xhensila, Besi dhe Ajka. PS: Ajka, edhe dicka, do shkruajn portalet per ty keto dite, i falenderojme por edhe i lutemi ta lene me kaq edhe te respektojne privatesine e cdo fotoje te dal pa miratimin tone. Flm.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Dhe ka një arsye pse
Xhensila nuk do që ta ekspozojë vajzën, e këtë e ka treguar në një intervistë për
Revistën Class.

“Kjo është nga të vetmet intervista ku unë flas për
vajzën, pasi ajo është e shenjtë për mua, në boten dhe ditët e errëta ku
jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten
dhe të mbushin me të pavërteta. Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas
një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar
negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk
dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi. Nuk do të
mjaftonte jo vetëm kjo intervistë, por krejt jeta ime për të folur për atë çka
unë kam ndjerë në këto pesë muaj. Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë
protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes
kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time.”- ka rrëfyer këngëtarja.