Baby G publikon klipin e këngës “It’s me”

 
 

“It’s me” mban titullin kënga më e re e Baby G që është lansuar natën e Vitit të Ri dhe është shoqëruar me videoklip.

Këngëtarja shfaqet në poza atraktive në videon muzikore, ndërkohë që kënga e re i përshtatet stilit të saj.

Max Production qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka xhiruar edhe videoklipin.

“Doli. O Zot, jam shumë e gëzuar”, ka shkruar këngëtarja në një postim, teksa më herët kishte paralajëmruar se këngën e re do ta publikonte natët e Vitit të Ri.

“It’s me” vjen pas një mungese të gjatë të materialeve të reja muzikore nga Gordana Kingji.

Pas largimit nga On Record, ajo lansoi këngën “Mos u nal” që ishte realizim i Cricket dhe u prit mirë nga fansat e këngëtares.

Një vit pas publikimit në YouTube, videoja muzikore e asaj kënge është shikuar mbi 7.3 milionë herë. /Telegrafi/