Balerina alivanoset, Iggy Azalea vazhdon perfomancën sikur të mos kishte ndodhur asgjë

Një prej balerinave që e shoqërojnë në koncerte Iggy Azalean, ka pësuar kolaps gjatë vallëzimit.

Ngjarja e frikshme ndodhi në Brazil gjersa këngëtarja po perfomonte këngën hit “Black Widow”.

Me gjithë fatkeqësinë, biondina ka vazhduar të këndojë duke mos i ofruar ndihmë vajzës që u alivanos.

Kjo ka bërë që të ‘bombardohen’ llogaritë e rrjeteve sociale të bukuroshes duke e kritikuar për veprim e mbrëmjes së kaluar.

Në fakt, pasi u kthye dhe e shikoi për një moment vajzën, Iggy u rikthye në drejtim të turmës dhe kërkoi që ‘dikush të sjell një mjek’.

Këngëtarja vazhdoi edhe për 30 sekonda të performonte derisa muzika më në fund u ndal duke i dhënë mundësi që stafi mjekësor të intervenon në skenë.

Ajo më pas iu drejtua të gjithëve që u shqetësuan për gjendjen e valltares duke thënë se gjithçka është në rregull.

Ndryshe, Azalea është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/