Bebe Rexha atraktive pranë bredhit të stolisur

Këngëtarja Bebe Rexha është shfaqur e shtrirë pranë bredhit të cilin e ka stolisur me rastin e festave të fundvitit.

Bebe Rexha në Instagramin e saj e ka publikuar një foto në të cilën duket atraktive e shtrirë në krevat ndërsa në sfond shihet bredhi i dekoruar i cili i rregullon akoma më shumë pamjen, shkruan lajmi.net.

Pranë fotos Bebe nuk ka shkruar asgjë, vetëm se i ka vendosur tri zemra e komentet e fansave të shumtë nuk kanë munguar.

Këngëtarja shqiptare ndiqet nga një numër i madh i njerëzve në rrjete sociale, e njësoj si koleget e saj Dua dhe Rita edhe ajo e pranon me shumë qejf që është shqiptare./Lajmi.net/

albshowbizzz.com