Bes Kallaku uron Krishtlindjet me një imazh nga kisha bashkë me Ajkën

Bes Kallaku ka zgjedhur një foto bashkë me vajzën e tij të vogël për t’i uruar besimtarët për Krishtlindje.

Komediani Bes Kallaku e ka publikuar një foto në Instagram pranë të cilës ka zgjedhur t’i urojë të gjithë besimtarët krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve, shkruan lajmi.net.

‘’Gëzuar, zoti ju rujt’’, ka shkruar Besi pranë fotos tek e cila ka vendosur t’ia mbulojë fytyrën voglushes.

Duhet kujtuar se që nga lindja e Ajkës, as Besi po as Xhensila nuk kanë dashur të publikojnë foto ku shihet fytyra e saj dhe me këtë ritëm po vazhdojnë./Lajmi.net/

albshowbizzz.com