Big Basta ia dërgon një mesazh të papritur Vesës, ajo e publikon në instagram

Vesa Luma ka kohë që nuk ka sjellë projekte të reja.

Vesa Luma kohëve të fundit nuk është shumë aktive sa i përket projektve muzikore, por, ashtu siç ka paralajmëruar edhe më parë këngëtarja po përgatitet për t’u kthyer fuqishëm në tregun muzikor.

Si duket ajo tani veç se ka filluar të punojë për një këngë të re, tekstin e të cilës është duke e punuar burri i saj, Big Basta, shkruan rtv21.tv Kjo tregohet në bisedën mes, Vesës dhe Bastës, të cilën e ka publikuar këngëtarja në rrjetet sociale, ku Vesa tregohet e padurim derisa bashkëshorti i saj punon rreth tekstit të këngës.

Krahas të tjerave ai i thotë Vesës se është një tmerr për të bashkëpunuar me të. “Kur e shkrin Big Basta tekstin e këngës edhe akuzat i pranojmë me kënaqësi”, ka shkruar Vesa mbi fotografinë e publikuar në Instagram.