Big Mama vesh fustan të shkurtë, i vë në pah këmbët e saj

Big Mama është njëra ndër këngëtarët më të kometuara.

Me ndryshimet që bëri, ajo ishte tema e vitit në mediet rozë, e që vërtetë duket krejtësisht ndryshe, duke lënë nën hije shumë femra, shkruan Kosovarja.

Këngëtare dhe prezantuese me shumë humor dhe energji pozitive që përcjell tek publiku, mori zemrat e shumë shikuesve që në paraqitjet e para.

E kësaj here, për fundvit xhirimet i ka bërë në Stamboll, ku në një imazh që ka hedhur në rrjetet sociale shihet në minifund, e që vërtetë duket shumë tërheqëse. Duhet ta shihni.