Bleona Qereti po bëhet nënë? Këngëtarja e tregon të vërtetën për Prive
Fakti që ajo po publikon hap pas
hapi procesin e ngrirjes së vezëve në llogarinë e saj në Instagram, na bëri të
mendojmë se po bëhet nënë.
Por këngëtarja Bleona Qereti e cila
është treguar transparente me një pjesë tejet private të jetës së saj, u keqkuptua
nga mediat shqiptare të cilat raportuan se ajo po bëhet nënë.
Është një fotografi e saj në
Instagram me një mbishkrim paksa intrigues, që zgjoi dyshimet se ajo ka bërë
fertilizimin invitro.
E për më tepër, një mike e saja i
ka komentuar duke i shkruar e lumtur: “unë do bëhem teze?”, “po
do bëhesh”, tha Bleona.
Por e pyetur nga Prive, këngëtarja e ka mohuar se ka kryer procedurat e fertilizimit Invitro, duke thënë se vetëm ka ngrirë vezët ndërsa për mbarësim duhen edhe dy vjet kohë, sepse ashtu e do procedura.