Blero e Afrona zgjedhin fjalët më të ëmbla për përvjetorin e fejesës

Blero e Afrona zgjedhin fjalët më të ëmbla për përvjetorin e fejesës

Dyshja janë ndër çiftet më të dashura te opinioni i gjerë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Blerim Muharremi, i njohur më mirë si Blero, dhe të dashurës së tij, Afrona Dikës.

Në një periudhë të njëjtë gjatë festave të fundvitit të vitit të kaluar, modelja shqiptare pranoj propozimin për fejesë të këngëtarit.

E pikërisht në datën e shënuar për ta, ka qenë ajo që ka përzgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar të dashurin.

Ajo në llogarinë personale në Instagram ka shkruar se ka përjetuar një vit të mrekullueshëm si e fejuar.

“Edhe një tjetër vit i mrekullueshëm të fejuar. Urime përvjetori zemër edhe shumë kohë të lumtura bashkë. Të dua”, ka shkruar ajo.

Por, nuk edhe këngëtari e ka uruar biondinën përmes rrjeteve sociale duke thënë se ndihet i lumtur që po e ndanë rrugëtimin jetësor me biondinën.

“Faleminderit Zotit për jetën që do ta ndajmë. Dhe më shumë se gjithçka, që do ta ndajë me ty. Urime përvjetori”, ka shkruar këngëtari. /Telegrafi/