Bono befason me koncertin për të pastrehët në Irlandë
Frontmeni i grupit irlandez të Rockut, U2, Bono ka kënduar disa nga hitet më të mëdha për të gjithë të pastrehët në rrugët e Dublinit, me rastin e festave të Krishtlindjeve.
Ai u bashkua me kitaristin Edge, i cili, së bashku me Bonon, ftoi njerëzit të dhuronin para për një organizatë humanitare lokale që kujdeset për të pastrehët, shkruan Sky News.
Në të vërtetë, paratë e grumbulluara gjatë performancës së tyre u dorëzuan në shoqërinë humanitare “Simon Community”.
Glen Hansard, themeluesi i grupit The Frames, organizoi këtë ngjarje në prag të Krishtlindjes. Ai luajti një këngë që kritikon qeverinë irlandeze për mos zgjidhjen e problemit të njerëzve të pastrehë në Irlandë.
Pas një sërë shfaqjesh nga yje të tjerë irlandezë, Bono dhe Edge u portretizuan si dy të rinj nga Dublini i Veriut, pas së cilës qëndruan me instrumente para publikut.
Sipas organizatës Focus of Ireland, në këtë vend ka rreth 10 mijë njerëz të pastrehë. Nxitësit e fushatave thonë se, pavarësisht nga ekonomia e fortë, nuk ka shtëpi të mjaftueshme të përballueshme dhe se qiratë po rriten me shpejtësi. /Telegrafi/