Bono dhe The Edge këndojnë për të pastrehët në Dublin dhe mbledhin fonde për ta
Frontmeni i bendin “U2”, Bono Vox, në kuadër të festave të fundvitit i ka kënduar disa prej hiteve të tij më të mëdha për të gjithë të pastrehët në rrugët e Dublinit.
Siç njofton Sky News, atij i është bashkuar edhe kitaristi The Edge dhe së bashku kanë kërkuar nga njerëzit që të dhurojnë para për një organizatë lokale bamirëse.
Gjegjësisht, paratë e grumbulluara në valixhen e kitarës do t’i dhurohen shoqatës bamirëse Simon Community.
Themeluesi i grupit “The Frames”, Glen Hansard, ishte njeriu që e ka organizuar këtë eveniment, ndërsa krahas këngëve të shumta, Bono dhe The Edge interpretuan edhe këngën që e kritikon qeverinë irlandeze për mënyrën e keqe të zgjidhjes së problemeve me të pastrehët në Irlandë.
Para se të dilnin në skenë, dy pjesëtarët e “U2” janë prezantuar si dy të rinj nga veriu i Dublinit dhe kur kanë dalë para publikut, të gjithë janë mahnitur.
Në bazë të të dhënave të organizatës Focus Ireland, në atë vend kanë mbi 10.000 të pastrehë.
Pjesëmarrësit në fushatën ndihmuese dhe sensibilizuese thonë se përkundër ekonomisë së fortë, nuk ka shtëpi të mjaftueshme për të pastrehët dhe se numri i tyre duhet rritur urgjentisht. /Telegrafi/