Burrat e famshëm shqiptarë që këtë vit morën epitetin ‘BABA’
![](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2018/12/burrat-e-famshem-shqiptare-qe-kete-vit-moren-epitetin-baba_5c2a104c79617.jpeg)
Ky është pa dyshim viti i bebeve në showbizin
shqiptar.
Shumë emra të famshëm morën epitetin prindër,
e më shumë nga ta pati burra të cilët dikush për herë të parë e dikush për të
dytën, u bënë baballarë.
Prive po ua sjellë një përmbledhje të njerëzve
që këtë vit, morën statusin më të rëndësishëm në jetën e tyre dhe lajmet e mira
i ndanë me publikun.
Po e nisim me Erion Veliajn. Bashkëshortja
e tij Ajola Xoxa, solli në jetë djalin e tyre Kajanin, në tetor të këtij viti. Ajo
lindi në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë.Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u
martuan rreth 5 vjet më parë në një dasmë shumë të përfolur në Kalanë e
Gjirokastrës.
![Image result for erion veliaj baba kajan](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2018/12/burrat-e-famshem-shqiptare-qe-kete-vit-moren-epitetin-baba_5c2a104e69023.jpeg)
Aktori i famshëm i “O sa mirë” Ernest Zymberi dhe bashkëshortja e tij Lena janë bërë sot prindër për të parën herë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, të cilën çifti kanë vendosur ta quajnë Mara.
Prinder u bene edhe Reperi kosovar Mozzik dhe e dashura e tij Loredana Zefi, të cilët sollën në jetë vajzën e tyre me emrin Hana.
![This image has an empty alt attribute; its file name is 48407793_606179863170483_4262801899373199360_n.jpg](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2018/12/burrat-e-famshem-shqiptare-qe-kete-vit-moren-epitetin-baba_5c2a104ec1df9.jpeg)
Edhe Reperi Agon Amiga është bërë baba për të parën herë. Ribashkimi me gruan, Egzonën, ka sjellur në jetë djalin e çiftit i cili quhet Noel.
Po ashtu edhe Bim Bimma, është bërë baba për herë të parë. Gruaja e Burim Kursanit, Fjolla Vokshi, ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit gjatë së hënës.
Moderatori i njohur shqiptar, Eno Popi, është bërë baba për herë të parë. Njëra nga figurat kryesore të televizionit Top Channel dhe gruaja e tij Atena, janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme, duke e përjetuar për herë të parë këtë ndjesi.
![](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2018/12/burrat-e-famshem-shqiptare-qe-kete-vit-moren-epitetin-baba_5c2a104fbe0c8.jpeg)
Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi, është bërë baba për herë të parë në jetën e tij. Atij i erdhi në jetë një vajzë nga martesa me Qëndresa Bajramin, ndërsa që të dy janë prindër për herë të parë.
![](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2018/12/burrat-e-famshem-shqiptare-qe-kete-vit-moren-epitetin-baba_5c2a1050381c9.png)
Edhe Dizejnatori Valdrin Sahiti është bërë sot baba për të parën herë.
Kurse edhe Reperi kosovar Milot Hasangjekaj, është bërë baba për herë të dytë, pasi gruaja e tij Marigona, solli në jetë një vajzë.
Baba u be edhe Besnik Qaka i grupit NRG Band. Nga martesa me gruan e tij Lolita Begollin, i erdhi edhe vajza.
albshowbizzz.com