Capital T paralajmëron projektin e ri

Capital T paralajmëron projektin e ri

Capital T duket se nuk do ta mbyllë vitin pa lansuar një projekt të ri.

Reperi shqiptar ka paralajmëruar një këngë të re e cila do të jetë ritmike.

“Filma” titullohet projekti që Kapo thotë se ka kohë që e ka shkruar.

Ai ka zbuluar se projektin e ka shkruar gjatë një prej koncerteve të tij.

“E kom shkru ket kang para disa mujve në Tour ma saktësisht në Amsterdam , osht pjesë e 2018’s tem edhe menoj qe duhet me qit e me lon n’2018 edhe me mshel vitin me to “FILMA” publikohet për disa ditë në ndërkohë shijojeni ket copë t’saj edhe tregomni qysh po ju doket ???”, ka shkruar ai (sic.).
Capital T po mbyll një vit shumë të suksesshëm.

Ai realizoi një seri turnesh në mbarë botën.

Ndërkaq, së fundmi pati edhe aktivitete bamirësie. /Telegrafi/