Capital T paska marrë kritika për aktivitetet bamirëse – reperi i quan të ligë kritikuesit

Kohëve të fundit
ai ka qenë tejet aktiv me aktivitete bamirëse, duke kontribuuar në ndërtimin e shtëpive
për familjet në nevoje dhe duke shpërndarë dhurata për fëmijët të cilëve fati s’iu
ka buzëqeshur shumë.

E të gjitha këto aktivitete që reperi Capital T ka ndërmarrë, janë bërë publike në rrjetet sociale edhe nga vet reperi, që vazhdimisht ka publikuar fotografi e video nga këto aksione.

Por dikush duket
ta ketë kritikuar pasi që reperi ka shkruar një deklaratë në Instagram ku thotë
se vetëm njerëzit e ligë i pengon fakti që dikush ka zemër humane.

“Për krejt ata njerëz
të ligë që ju pengon bamirësia ime e ata të cilët kanë shpirt me e shajtë
humanitetin e çfarëdo lloji, Zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë nga urrejtja”, ka
thënë Capital T.

Deklarata e tij e plotë, në imazhin më poshtë: