Capital T reagon ashpër pasi u kritikua për aktivitet e bamirësisë

Reperi Capital T ka reaguar ashpër ndaj disa kritikave që ka pranuar së fundmi pasi tregoi anën e tij prej bamirësi.

Reperi i njohur Capital T, kohët e fundit ka qenë tejet aktiv me aktivitete bamirësie, duke kontribuuar në ndërtimin e shtëpive për familjet në nevoje dhe duke shpërndarë dhurata për fëmijët të cilëve fati nuk u ka buzëqeshur shumë, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht se janë të shumtë ata që e kanë duartrokitur këtë fakt bazuar në postimin e tij të fundit duket se dikush e ka kritikuar.

Capital T me këtë rast ka reaguar ashpër nëpërmjet një Instastory.

“Për krejt ata njerëz të ligë që ju pengon bamirësia ime e ata të cilët kanë shpirt me e shajtë humanitetin e çfarëdo lloji, Zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë nga urrejtja”, ka shkruar Capital T./Lajmi.net/

albshowbizzz.com