Capital T: Të gjithë atyre që po iu pengon bamirësia ime, Zoti ju pastroftë urrejtjen në shpirt
Reperi i njohur Capital T është angazhuar në shumë iniciativa bamirëse këtë fundvit.
Ai u ka dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë duke u shpërndarë atyre dhurata, gjersa së bashku me hoxhë Halil Kastrati kanë ndihmuar edhe në ndërtimin e disa shtëpive për familjet nevojtare.
E gjithë kjo iniciativë, duket se i ka penguar dikujt, ose të paktën kështu ka bërë të ditur reperi në postimin e fundit në InstaStory.
I revoltuar nga ata që kanë shprehur mos-respekt ndaj këtyre aksioneve humanitare të tij, ai ka shkruar se për personat që kanë këtë urrejtje, shpreson që Zoti t’i pastrojë nga kjo e keqe.
“Për krejt ata njerëz të ligë që iu pengon bamirësia ime, e ata të cilët kanë shpirt me sha humanitetin e çfarëdo lloji, Zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt”, ka shkruar ndër të tjerash reperi.
I njëjti, e ka vazhduar postimin, duke thënë se motivimi i tij për të ndihmuar njerëzit vazhdon, pavarësisht asaj se çfarë thonë të tjerët.
“Kur ju pengon edhe humaniteti, paramendo sa shumë iu pengon suksesi im. Sidoqoftë aksionet nuk kanë me u ndalë, qentë lehin, karvani ecën”, përfundon postimin e tij Capital T.
I njëjti ka pasur një vit mjaft të suksesshëm në muzikë, ndërsa të ardhurat e mira nga puna që bën ka shprehur dëshirën që t’i ndajë me ata që vërtet kanë nevojë. /Telegrafi/