Cassel u shkurorëzua nga gruaja më e bukur në botë, tani po pret një fëmijë me bashkëshorten 30 vjet më të re

 
 

Aktori Vincent Cassel së shpejti do të bëhet sërish baba.

Pas shkurorëzimit nga aktorja Monica Belucci, Vincent u martua me Tina Kunakey, e cila tani dyshohet se është shtatzënë.

Çifti u martua në gusht të këtij viti në Francë, ku në martesë morën pjesë disa miq të dyshes.

Mediat e huaja tani pretendojnë se 21-vjeçarja është shtatzënë dhe se çifti do të bëhet me fëmijën e tyre të parë.

Ky informacion u bë aktual kur bukuroshja u fotografua në aeroport teksa kishte barkun e rrumbullakosur.

Aktori 51-vjeçar dhe modelja janë në lidhje tani e dy vjet dhe për Vincentin kjo ishte martesa e dytë.

Me aktoren Monica Belucci ishte i martuar për 14 vjet dhe u ndanë në vitin 2013. Më pas Monica zbuloi se me Vincentin kishte pesë vjet që nuk komunikonte.

Ata u takuan në filmin “L’appartement” në vitin 1995 dhe kanë qenë të martuar që nga viti 1999. Ata kanë dy vajza – Devi (14) dhe Leoni (8). /Telegrafi/