Chloe Grace Moretz dhe Isabelle Huppert vijnë me dramën “Greta”
Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e filmit dramë-triler, “Greta”, në të cilin në rolet kryesore shfaqen Chloe Grace Moretz dhe Isabelle Huppert.
Regjinë e këtij projekti e ka bërë fituesi i Oscrit, Neil Jordan, ndërsa skenarin e ka shkruar Ray Wright.
Për ngjarjen e kësaj drame nuk dihet shumë, pos që sjell tregimin për miqësinë ndërmjet një gruaje të re me emrin Frances (Chloe Grace Moretz) dhe vejushës së vetmuar Grace (Isabelle Huppert).
Megjithatë, në bazë të asaj që shkruan në përshkrimin e filmit, drama e vërtetë fillon kur ato e kuptojnë se nuk janë ashtu siç i janë prezantuar njëra-tjetrës.
Në këtë dramë luajnë edhe Maike Monroe, Colm Feore, Zawe Ashton dhe Parker Sawyers.
Sipas kritikëve të filmit, “Greta” do të jetë një tjetër triler i mbushur me lojëra psikike, për të cilat është i njohur regjisori i këtij filmi.
Premiera e këtij filmi është caktuar për datën 1 mars 2019 në Amerikë dhe më pas do të nisë shfaqja nëpër vendet tjera të botës. /Telegrafi/