Do bëhet baba së shpejti, ‘Kemal’ jep lajmin e hidhur për fansat

Aktori i juaj i preferuar turk po bëhet baba për herë të parë.

Tashmë është bërë e ditur se aktori turk, Burak Ozcivit dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen do bëhen prindër së shpejti, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, sipas mediave turke gjatë kësaj kohe Burak nuk do të shfaqet në asnjë serial, lajm ky që i ka hidhëruar fansat e tij.

Ende nuk dihet se kur do të bëjë rikthimin pranë ekranit televiziv por nuk ka dyshim se do i mungojë të gjithëve.

Ndryshe, për publikun shqiptar u bë më i njohur në rolin e Kemal me Nihan te seriali “Kara Sevda”. /Lajmi.net/

albshowbizzz.com