Dominic West: Një transgjinor duhet të jetë James Bondi i ri
Dominic West kohët e fundit ka deklaruar se duhet të bëhet një ndryshim në vazhdimin e ardhshëm të James Bondit dhe se personi transgjinor duhet të luajë rolin kryesor.
Ai tashmë ka një propozim, i cili mund të interpretojë personazhin kryesor të filmit kult, duke propozuar Hannah Grafin, një ushtar transgjinor me rezultatet më të mira në ushtrinë amerikane.
Dominic i tha The Sunday Times se “Hannah është një vajzë e bukur dhe se ideja e rolit të saj në James Bond është e shkëlqyer”.
Ai theksoi se kjo do të vinte theksin tek njerëzit transgjinorë në ushtri që ka mjaft të tillë.
“Patjetër do të pranoja rolin e ofruar për mua. Por, unë do t’ia sugjeroja emrin e Hannah ose dikujt të ngjashëm me të,” tha Dominic.
Hannah ndryshoi gjininë e saj disa vjet më parë, dhe në fillim të këtij viti u martua me Jaken, i cili është gjithashtu person transgjinor.
Hannah theksoi se ishte e nderuar me idenë e Domenicut, por se nuk ishte ende e gatshme të shkonte në aktrim. /Telegrafi/