Dua Lipa së bashku me familje festoi Krishtlindjet, uron të gjithë fansat e saj për këtë festë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë shumë e angazhuar gjatë këtij muaji me koncerte të shumta.
Ajo ka realizuar turneun e saj të koncerteve në kuadër të shfaqjes “Jingle Ball”, ku ka performuar për fansat në disa shtete të ndryshme në ShBA.
Pas një pune të palodhur për një vit të tërë, duket se ajo ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi për fundvit.
Së funmdmi, Dua bashkë me të dashurin dhe familjen e saj kanë festuar festën e Krishtlindjeve.
Ata janë mbledhur në shtëpinë e këngëtares, ku kanë shijuar një darkë dhe kanë gostitur për festën.
Ka qenë babai i këngëtaresz, Dukagjin Lipa, ai i cili ka publikuar një fotografi familjare në rrjetin social Instagram, ku uronte të gjithë ndjekësit për këtë festë.
“Gëzuar krishtlindjen nga familja jonë tek e juaja, gjithmonë”, ka shkruar Lipa në Instagram.
Ndërkohë që vet Dua zgjodhi një formë kreative për t’i uruar fansat e saj, e këtë e bëri përmes një fotografi me animacione, ku shfaqte një bredh me drita, në mbishkrimin e së cilit shkruhej “Pemë elektrike”.
Me këtë ajo e ka ndërlidhur me këngën e saj “Electricity” të cilën e solli gjatë këtij viti, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo, që gjithashtu janë pjesë e animacionit në këtë fotografi.
“Urime Krishtlindjet nga familja ime te e juaja”, shkruante Dua në Instagram. /Telegrafi/