Dua po lufton pabarazinë gjinore në toplistat britanike

Ka qenë një vit në të cilin femrat në të gjithë industrinë e muzikës janë bashkuar për të luftuar pabarazinë gjinore.

Dhe me sa duket kjo është shpaguar në listat muzikore të Britanisë së Madhe, pasi hendeku gjinor midis artistëve që ishin në mesin e top-40 u zhduk pothuajse tërësisht në vitin 2018.

Falë suksesit të muzikantëve të tillë si, Dua Lipa, 23 vjeç dhe Jess Glynne, 29, përfaqësojnë 49 për qind të femrave që ishin për shumë kohë në top-listat britanike, krahasuar me vetëm 35 për qind në vitin 2017.

Artistët femra kaluan 310 javë në top-40, gjë që nuk është shumë larg 328 javëve të arritura nga artistët meshkuj.

Reperja Cardi B, 26-vjeçarja ishte më së shumti në vendin e parë duke qëndruar për 77 javë mbresëlënëse me këngët, “Girls Like You” dhe “I Like It”.

Dua qëndroi përgjatë 67 javëve në top-listat britanike e pasuar nga Jess në 59 javë dhe Ariana Grande, me 25.

Ndryshe, Drake është artisti që ka qëndruar më së shumti kohë në Listat e Britanisë së Madhe këtë vit, duke arritur një total prej 102 javësh brenda 40 vendeve të para. /Telegrafi/