E dinim të lidhur me Young Zerkën, por ky mashkull i thotë Ronela Hajatit “Më mungon”

Prej muajsh tashmë Ronela Hajat dhe Young Zerka përfliten për një lidhje romantike.

Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë dhe shpesh shprehen se janë miq e bashkëpunëtorë mjaft të mirë, por kjo sigurisht nuk i ka ndaluar titujt rozë të adulojnë për shenjat e një lidhjeje të mundshme.

E megjithatë teksa pikëpyetjet rreth këtij çifti në showbiz vazhdojnë, duket se një mashkull tjetër ndjen mungesën e Ronelës teksa është larg saj.

Ka qenë vetë Ronela e cila ka ripostuar storyn në Instagram të mikut të saj të ngushtë, Jurgen Bala.Balerini ka postuar një video në Instagramin e tij teksa ka filmuar pamjet e Manhatanit nga dritarja e dhomës së tij teksa ka shkruar se i mungon mikesha e tij.