Edhe “Miss New York 2018” mbështet iniciativën e Albana Osmanit, “Ti je një luledielli”
Albana Osmani një vit më parë kishte filluar një iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
“TI je një luledielli”, ishte kampanja humanitare që kishte ndërmarrë bukuroshja jonë dhe që u mbështet prej shumë personaliteteve të njohura.
Pos, personaliteteve shqiptare këtë iniciativë të bukuroshes sonë po e përkrahin edhe personalitetet përtej oqeanit Atlantik.
Është bukuroshja amerikane e vitit 2018, Genesis Camila, e cila ishte shpall muaj më parë Miss New Yorku.
Ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa pozon edhe me një fanellë me luledielli.
Me këtë rast ka reaguar edhe bukuroshja jonë duke e falënderuar shumë fotografin, Fadil Berishën për këtë dhuratë të papritur
“2018 faleminderit që je një vit kaq i mahnitshëm. Wow Fadil Berisha. Unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment në jetën time … kurrë – kurrë!!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, edhe Xherdan Shaqiri ditë më parë ka mbështetur moderatoren shqiptare në këtë rrugëtim. /Telegrafi/