Egzona tregon barkun e fryrë, shikojeni sa bukur duket
Egzona Muqiqi përveç që u bë e njohur si bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Albatrit Muqiqit, famën e madhe po e arrin tani edhe vetë pasi krijoi dyqanin e saj të veshjeve.
Bashkëshortja e këngëtarit Albatrit Muqiqi i ka publikuar disa foto të reja dhe shtatzënia e ka zbukuruar akoma më shumë.
Egzona, bashkëshortja e këngëtarit Albatrit Muqiqi në Instagramin e saj i ka ndarë me ndjekësit disa foto të shkëputura nga një fotosesion të cilin e ka realizuar së fundmi, shkruan lajmi net.
Në fotot e postuara ajo shihet se është zbukuruar akoma më shumë gjatë shtatzënisë dhe ngjyra e kaltër i shkon shumë.
Albatriti dhe Egzona po e presin fëmijën e tyre të dytë pasi tashmë janë prindër të një vajze e cila quhet Amelia.