Elita Rudit i rritet apetiti në shtatzëni, ja ushqimi i saj
Elita Rudi tani po kalon në muajt e fundit si shtatzëne dhe duket se po i shijon shumë.
Ajo dhe këngëtari Gjiko u martuan pak muaj më parë dhe dasma e tyre madhështore bëri bujë të madhe.
Bukuroshja shqiptare herë pas here po sjell imazhe dhe video të ndryshme të periudhës së ëmbël të jetës, shkruan lajmi net.
Ajo ka hedhur një fotografi në InstaStory e cila tregon se ka përgatitur një ushqim tradicional. “Pite e shpejtë”, ka shkruar ajo.
Ajo dhe reperi, Gjiko së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë të cilët e kanë ruajtur me fanatizëm këtë pjesë.
Dyshja u martuan në shtator të këtij viti, dasma e të cilëve bëri bujë në mediat shqiptare.