Eneda lanson klipin e këngës “Nuk ia vlen”

Eneda Tarifa e ka publikuar këngën më të re që titullohet “Nuk ia vlen” dhe është shoqëruar me videoklip.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Filloreta Raçi – Fifi, derisa orkestrimin e kanë bërë Shkëlqim Dule dhe Ervis Çaushi.

Produksioni Al band Records qëndron prapa këtij projekti, ndërsa videoklipi është xhiruar nga ND Film Production.

“Jam shumë e lumtur që këtë fundvit si dhuratë për ju kam një projekt shumë të bukur muzikor”, ka shkruar këngëtarja në njoftimin e saj.

Eneda e sjell me interpretim të shkëlqyer këngën e re, e cila pritet t’u pëlqejë fansave të muzikës së saj.

Bashkëpunimi me Kastro Zizon dhe Robert Berishën, “Çuna dhe goca”, është një prej projekteve më të fundit të Enedës.

Videoklipi i kësaj kënge u lansua më 5 tetor në YouTube dhe deri më tani numëron mbi një milionë shikime. /Telegrafi/