Është fejuar Genta Cana

 
 

Prezantuesja e njohur televizive, Genta Cana, e ka çuar një hap më lart lidhjen e saj me Noli Fetoshin.

Nuk ka shumë kohë që kanë nisur thashethemet se çifti i ri po e shijon romancën që tashmë kanë vendosur që ta bëjnë më serioze.

Prive bën të ditur se gjatë një darke familjare, arkitekti Noli Fetoshi ka vendosur ta befasojë Gentën duke i propozuar.

Dhe derisa përgjigja ishte pozitive, ata i kanë shkëmbyer unazat para të pranishmëve.

Është publikuar edhe një fotografi nga çasti i gëzuar për çiftin e ri.

 

Noli Fetoshi dhe Genta Cana (Foto: Prive.al)

 

Genta qe një kohë të gjatë është pjesë e ekraneve televizive ne Kosovës, ndërsa në vitet e fundit është e angazhuar më shumë në fushën e sportit.

Ajo është ndër femrat më të bukura të ekraneve tona dhe është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.