Evi Reçi demanton lajmin për lidhjen e aluduar me MC Kreshën: Nuk është aspak e vërtetë, jemi vetëm miq
Është përfolur gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në media se këngëtarja Evi Reçi është në lidhje me reperin MC Kresha.
Sipas raportimeve në disa prej mediave, thuhej se dyshja ishin prej dy vitesh në lidhje, me shkëputje të shpeshta nga njëri-tjetrit.
Mirëpo një lajm i tillë del të jetë komplet i pavërtetë, dhe këtë e ka konfirmuar edhe vet këngëtarja për Telegrafin.
“Është absurde nga ajo çfarë aludohet në shtyp. Normalisht që nuk jam në lidhje, është komplet sajesë. Ne jemi vetëm kolegë, miq, e respektojmë njëri-tjetrin dhe kaq”, ka thënë Evi Reçi për Telegrafin.
Ndërkohë, e njëjta ka pohuar se statusi i saj vazhdon të jetë beqare.
“Respekt maksimal për Kreshën, por me të vërtet që unë vazhdoj të qëndroj beqare”, ka pohuar këngëtarja Reçi.
Përndryshe, Evi këtë vit vendosi të rikthehet në Tiranë, për të qëndruar gjithmonë tash e tutje, pas një jetese të gjatë në Itali – vend në të cilin edhe u shkollua.
Ajo vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të shumta muzikore, gjithashtu edhe në gazetari. /Telegrafi/