Fatmir Limaj po bëhet gjysh përsëri
Zëvendës kryeministri kosovar, Fatmir Limaj përveç një politikan i zoti, ai shpesh ka treguar se është edhe një familjar i përkushtuar, madje një gjysh shumë i mirë.
Por, familja Limaj shumë shpejtë do të rritet, pasi që djali i zëvëndës kryeministrit, Durimi do të bëhet baba për herë të dytë, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur vet çifti të cilët kanë realizuar fotosesionin dimëror, teksa shihet Shqipja me barkun e fryrë.
Kujtojmë që Durimi është këshilltar i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.