Flokët e saja të përsosura janë gënjeshtër: Naomi Campbell heq parukën dhe tregon se si duket në realitet
Naomi Campbell konsiderohet si një ndër femrat më të bukura të planetit tokë në saje të fizikusit që ka në moshën 48-vjeçare.
Megjithëse e larguar nga bota e modës tash e sa kohë, bukuroshja ende mbetet temë e mediave rozë ndërkombëtare.
Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa ka befasuar të gjithë me pamjen.
Në fakt, ish-modelja ka shfaqur diçka që fansat e saj rrallë kanë mundësi ta shohin – flokët e saj natyrale.
Pas trajtimeve agresive, flokët e saj natyrale filluan të bien dhe në disa pjesë të kokës ishte bërë tullace.
Ndonëse situata është përmirësuar, Naomi vazhdon të vendos në kokë paruke dhe këtë gjë nuk e mohon.
“Të gjithë në botë mbajnë paruke, nuk shqetësohen më. Bëj atë që dua dhe çfarë më kërkon puna”, tha ajo për ES Magazine. /Telegrafi/