Fotosesioni i ri i Tunës për festat e fundvitit ju lë gojëhapur

Tashmë jemi në prag të festave të fundvitit dhe Tuna Sejdiu ka sjell fotosesionin e veçantë.

Këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu ka realizuar fotosesionin unik në të cilin shfaqet pranë djalit, Tianit, shkruan lajmi.net.

Në shumë imazhet që ka publikuar, Tuna vjen me plot stil dhe tejet në formë, ku lirshëm mund të thuhet se ka mahnitur të gjithë me këtë pamje.

Sejdiu këtë vit është rikthyer në skenën muzikore me këngën “Chonga”, e që shumë shpejt vjen me projekte të reja.

Ajo dhe Patris Berisha kanë qenë një nga çiftet më të komentuara përgjatë vitit 2018. /Lajmi.net/

albshowbizzz.com