Gjiko zbulon gjininë e foshnjës

Prezantuesja e njohur Elita Rudi dhe kengetari Gjiko pas martesës së tyre njoftuan publikun se janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.

Ata janë martuar para pak muajsh dhe dasma e tyre u përfol aq shumë dhe për ende është temë e publikut dhe medieve.

Më në fund është bërë e ditur se çfarë gjinie ka foshnja që po pritet t’i bëjë prindër Elitën dhe Gjikon.
Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi net.

Ka mbetur edhe pak deri sa të vijë në jetë foshnja e cila do t’i bëjë prindër moderatoren Elita Rudi dhe reperin Gjiko.

Elita madje në Instastory pati treguar se po ndihet tejet mirë dhe po ha shumë ushqim. Ajo ka theksuar se kur ta lind foshnjën do t’i marrë nënën e vjehrrën për t’u kujdesur për të dhe ky fakt u ka pëlqyer fansave.

Mirëpo atyre u intereson edhe gjinia e foshnjës e cila u zbulua më në fund. Burime të prive.al thonë se Elita dhe Gjiko do të bëhen prindër të një djali.

Së fundmi ishte Gjiko ai i cili e ka publikuar një foto romantike duke i puthur barkun Elitës dhe i ka pyetur ndjekësit nëse mendojnë që është djalë apo vajzë dhe komentet ishin nga më të ndryshmet.