Gold AG publikon fotografi nga klasa e parë, tregon se kishte stil reperi edhe në atë kohë

Gold AG publikon fotografi nga klasa e parë, tregon se kishte stil reperi edhe në atë kohë

Gold AG është një prej reperëve më të pëlqyer të tregut muzikor shqiptar.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, ai ka vendosur të ndajë me ndjekësit një fotografi shumë të veçantë, të realizuar kur ai ishte në klasë të parë.

Ndryshe nga krejt shokët e tij, ai vërehet lehtësisht ngase edhe në atë kohë i pëlqente të vishej trendy dhe me syze në kokë.

“Prej klasës së parë, me këtë punë jam marrë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për stilin edhe në atë kohë.

Përndryshe, ai vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte të shumta për fundvit. /Telegrafi/