I jepet lamtumira e fundit aktorit të ‘Ertugrul’, kolegët ‘shpërthejnë’ në vaj, familjarët nuk mbahen dot në këmbë
Është përcjellë sot për në banesën e fundit aktori turk Arda Oziri, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjike me motor mesnatën e të dielës.
Motori me të cilin udhëtonte Arda Oziri doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse në një lagje të Stambollit
39-vjeçarit lamtumira iu dha në Izmir të Turqisë, ku të afërm dhe miq të tij ishin mbledhur në ceremoninë mortore, ku binin në sy aktorët e njohur Burak Altay e Riza Kocaoglu.
Riza Kocaoglu, shok i ngushtë i të ndjerit tha se Arda ishte rritur para kohe, pasi kishte humbur babain e tij në një moshë fare të re. Ndërsa nëna e aktorit Belkis Oziri dhe e motra Sohret Eyipisiren, mezi qëndronin në këmbë.
Kocaoglu tha:
Ishte më i shpejti ndër ne. Tani e provoi edhe këtë.”
Oziri kishte rolin e e Goktug tek seriali “Ertugrul”.
Cengiz Çolak ka rrëfyer momentet e fundit te aktorit pak para se të ndaheshin përgjithmonë:
“Mbrëmë ai ishte me mua për të parë finalen e Ligës së Kampionëve. Kaluam një mbrëmje të këndshme, qeshëm shumë. I thashë, “mos shko në këtë orë, rri këtu”, por doli rreth orës 3:00 te mëngjesit. Ai u aksidentua. Kam humbur një mik të ngushtë.”
Familjarët nuk mbahen dot në këmbë, i jepet lamtumira e fundit aktorit të “Ertugrul” on Vidnews.