I propozon fejes të dashurës reperi i njohur
Reperi i njohur e ka bërë hapin e madh, duke i propozuar të dashurës natën e Krishtlindjeve.
Reperi i njohur ka zgjedhur që pikërisht për festën e Krishtlindjeve t’i propozoi të dashurës së tij dhe unaza kap shifra të larta.
Reperi Safaree befasoi të dashurën e tij, Erica Mena me një dhuratë të mrekullueshme për Krishtlindjet.
Ai u ul në gjunjë dhe propozoi partneren për martesë me një unazë përrallore. “TMZ” raporton se propozimi u realizua gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve në shtëpinë e Erica-s në Atlanta, ku miqtë dhe familjarët ishin mbledhur për të gëzuar me çiftin e lumtur. Aktori i “Love & Hip Hop” e kishte shndërruar shtëpinë në një ambient magjik, me 200 qirinj dhe 20.000 mijë petale trëndafilash.
Unaza të cilën ai tashmë vetëm se ia ka vendosur në gisht thuhet se ka kushtuar 175 mijë dollarë dhe është 14 karat, e krijuar enkas për partneren e tij.