Ibrahim Tatlises: Dikush po e keqpërdor emrin tim, mos bini në grackën e koncerteve të rrejshme

Ibrahim Tatlises ka kohë që nuk është paraqitur me ndonjë koncert para fansave.

Vite më parë këngëtari ishte sulmuar me armë zjarri që i kishte shkaktuar probleme serioze duke i paralizuar edhe një pjesë të trupit.

Artisti përmes llogarisë personale në Instagram ka ngritur një shqetësim që kohët e fundit po i ndodh atij.

Në fakt, persona të panjohur deri më tani po bën organizime të rrejshme koncertale në emër të 66-vjeçarit.

“Shumë shpejt do të jem pranë jush. E di që ju ka marr malli për mua, ashtu sikurse edhe mua për ju. Por ju lutem mos bini në grackën e disa personave që po bëjnë organizime të koncerteve të rrejshme në diasporë në emrin tim”, ka shkruar ndër të tjerash Tatlises.

Ai së fundi është pajtuar me ish-bashkëshorten, Aysegul Yildiz pasi ishte shkurorëzua pesë vjet më parë.

Ndryshe, Ibrahim ka mbajtur një koncert vite më parë edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. /Telegrafi/