“Karamurati” në gjendje të vështirë shëndetësore, lëviz me ndihmën e karrocës

Cuneyt Arkın, është aktor, regjisor dhe prodhues i filmit në shtetin turk.

Ai pas vete ka një karrierë të suksesshme duke u paraqitur në mbi 250 filma, po edhe në shumë seriale televizive dhe konsiderohet gjerësisht si një nga aktorët më të shquar turk të të gjitha kohërave.

Tek shqiptarët u bë i njohur më tepër me filmat kult, ku paraqitej me rolin e “Karamuratit” dhe “Batall Gazi”.

Megjithatë, aktori duket se i shtyrë nga mosha 81-vjeçare dhe sëmundjet, po lëviz vetëm përmes karrocës.

Në një fotografi të fundit, aktori është parë në krah të kolegut shumë më të ri në moshë, Serkan Cayoglu.

Kjo ka bërë që të merr edhe komente pozitive prej ndjekësve në rrjetet sociale duke i komplementuar dyshen.

Arkin gjatë karrierës filmike ka fituar një numër të çmimeve duke përfshirë “Golden Orange Award for Best Actor” (1969, 1976) dhe “Golden Boll Award for Best Actor” (1973). /Telegrafi/