Katie Price flet me mjekun gjatë procesit të ndërhyrjes kirurgjike
Katie Price ka befasuar me një veprim të paparë deri më tani në botën e shoubizit.
Ajo ka folur rreth videos virale teksa shfaqet një kirurg duke i mbajtur një pjesë të lëkurës së bukuroshes.
Këngëtarja 40-vjeçare gjatë gjithë kohës ishte zgjuar dhe bisedonte me mjekun që punonte në tërheqjen e fytyrës së saj.
Ndonëse fjalët i dilnin me vështirësi dhe gjuha i lëkundej, Katie thoshte se ndihej shumë mirë dhe nuk kishte dhimbje.
“Ja pra, jam këtu dhe nuk ndjej dhimbje. Edhe pse më është mpirë goja e nuk mund ndjej gjë, ende mund të flas shumë. Po vdes që të shoh çfarë do më bëjë doktori. Për të gjithë femrat që kanë frikë të flenë gjatë ndërhyrjeve në fytyrë, kjo është e përkryer”, dëgjohet Katie duke thënë.
Katie në fund të procedurës pohoi se duket e vështirë dhe dhimbshme, por është ndërhyrja kirurgjikale më e lehtë që ka përjetuar.
Ndryshe, Price është duke punuar në projekte të reja të modës si dhe në këngë të reja. /Telegrafi/