Kida publikon videon e këngës “Ka je”
“Ka je” është titulli i këngës më të re të Kidës, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Producentët e njohur ZzapnChriss janë realizues të këtij projekti, ndërkohë që ‘beat-in’ e ka bërë Bujaa Beats.
Tekstin e këngës së re të Orhidea Latifit e kanë shkruar Zzap dhe Fuego.
Filmnation qëndron prapa anës vizuale, pasi ky produksion e ka xhiruar videoklipin muzikor.
“Merri krejt” është një prej realizimeve më të fundit të Kidës që po ashtu është publikuar me videoklip.
Klipi që ishte xhiruar në Stamboll, deri më tani është shikuar mbi 7.4 milionë herë në YouTube.
Producentët ZzapnChriss qëndronin edhe pas asaj kënge që është pëlqyer shumë nga fansat e Kidës. /Telegrafi/