Kim Kardashian publikon fotografi të reja me familje nga festa e Krishtlindjes

Kim Kardashian ka sjellë disa fotografi të reja në rrjete sociale.

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të reja nga festa e Krishtlindjes, shkruan lajmi.net.

“Disa fotografi nga ndeja e Krishtlindjes. Ne vallëzuam me “All Of Me”, që prej herës së fundit që ne e kemi dëgjuar John Legend duke e kënduar live në dasmën tonë për vallëzimin tonë të parë!”, ka shkruar Kim.

Ajo shihet duke vallëzuar bashkë me Kanye West, teksa po e shikonin me shumë dashuri njëri-tjetrin.

Bukuroshja kishte zgjedhur që në këtë ndejë të vishte fustan të bardhë, të hapur tek gjoksi, ndërsa bashkëshorti i saj u vesh në të zeza. /Lajmi.net/

albshowbizzz.com