Kjo po që do jetë interesante: Fifi e Remzije Osmani në bashkëpunim dhe këto janë detajet

Dy botëra krejt të ndryshme nga njëra tjetra.

DY këngëtare të cilat i bashkon vetëm
zëri i bukur që kanë, përndryshe zhanri muzikor që kanë zgjedhur për të
vazhduar në karrierë, i distancon shumë nga njëra tjetra.

Fifi një vajzë me zë potent dhe në
stil urban të të kënduarit, e nganjëherë edhe në ujërat e muzikës rep dhe
Remzije Osmani, një yll i muzikës popullore shqiptare, kanë bashkuar forcat për
një duet.

Prive merr vesh se dyshja po
realizojnë këngë bashkë, ndërsa dueti po që do jetë dicka interesante për
publikun.

Ky duet i Fifit vjen pasi ajo mori
pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, ku me këngën “Psikopatja
Jote” në bashkëpunim me reperin MC Kresha, zuri vendin e tretë. /Prive.al