Kryesorja nga të gjitha: Bella e Valdrin Sahitit sapo e mori vëmendjen me këtë fustan

 

Jemi mësuar që në Instagramin e tij të shohim gjithmonë
vajzat shqiptare të kuruara, të veshura bukur dhe me fustane glamuroze.

Por Instagrami i Valdrin Sahitit që gjithmonë ka shumë bukuri, tani e ka edhe ëmbëlsinë më të madhe.

Dizajneri më i famshëm shqiptar, ka publikuar
portretet familjare, përfshirë edhe nënën e babain dhe vëllezërit e tij.

Por më e bukura nga të gjitha këto fotografi, është
portreti familjar ku ai shfaqet me gruan e tij Editë Ramadanin dhe vogëlushen Bellën.

E veshur në një fustan të kuq të punuar nga
babai i saj, vogëlushja e vodhi gjithë vëmendjen me pamjen e saj prej një
kukulle.

Kurse për herë të parë, Sahitin në rolin e babait do të mund ta shihni këtë javë me 1 janar, në edicionin festiv të Prive, që nis në ora 20:45. /Prive.al

 

albshowbizzz.com