Ku i mbeti Shkurte Fejzës rrethi i martesës?
Po që është këngëtare e madhe, po që është zë e karakteri i pa përsëritshëm i skenës muzikore shqiptare, shkruan “Kosovarja”.
Shkurte Fejza mbetet ikonë e muzikës patriotike dhe asaj popullore, andaj jo rastësisht publiku vazhdon ta dojë me të njëjtin intensitet.
Këngëtarja përherë e më shumë po shfaqet më me stil dhe më rinore. Sikur koha të ketë ndalur për Shkurten, sharmi i së cilës nuk po tretet, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja është bashkëshorte, nënë e vjehërr e lumtur. Pra, grua e plotësuar në çdo pikë.
Po, ku e ka unazën e martesës? Në këtë foto nuk duket gjëkundi, por kjo nuk do të thotë se ka ndryshuar diçka në martesën e saj./Kosovarja/